Korça e serenatave, kulturës, birrës, kurnaceve e lakrorit e ka nisur festën që mbrëmë. Prej një muaji qyteti ka nisur përgatitjet për ngjarjen më të bukur të verës dhe mbrëmë hapi siparin nata e parë e festës së birrës.

Nën logon ‘Check in Korça’ qytetarët e Korcëss, turistë nga gjithë Shqipëria dhe nga jashtë e shndërruan Korçën në qytetin më të vizituar të Shqipërisë. Për ju që s’ishit, po ju themi që festa vazhdon deri në datën 12 gusht, ndërkohë që mos humbni kohë të rezervoni pasi hotelet e bujtinat e qytetit janë thuajse plot. Sot për shembull, mund të shijoni një gotë birrë të freskët nën tingujt e zërit të Juliana Pashës, Venerës dhe Lindit. Festa e Birrës nisi në vitin 2007 si një aktivitet i cili synonte zhvillimin e turizmit dhe promovimin e prodhimeve tradicionale të Korçës, duke bërë që Korça të mos jetë e preferuar vetëm në dimër, por të ketë një turizëm gjithë vjetor.

Photo credits: Fb- Korca dhe rrugicat

                      Insta-Festa e Birres Korce

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit