Perfekt për të luftuar kollën dhe inflamacionin e rrugëve respiratore në mënyrë natyrale, edhe në verë, shurupi me borzilok është i thjeshtë dhe i shpejtë për t’u përgatitur edhe në shtëpi.

Ideal për t’i bërë më të shijshme edhe tortat e bëra në shtëpi, sidomos ato me çokollatë, apo sallatat e frutave, shurupi me borzilok ka një shije delikate dhe i bën shumë origjinale ëmbëlsirat tuaja.

Shurup me borzilok

Përbërësit:

  • 100 gr borzilok i thatë
  • 300 gr ujë
  • 100 gr mjaltë

Përgatitja:

Në borzilokun e thatë shtoni ujin e valuar dhe mjaltin. Lëreni për pak kohë dhe kullojeni para se ta konsumoni.

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit