Një recetë që mund të zëvendësojë fare mirë gatimet me mish apo ato me peshk të fundjavës. Gjithashtu përgatitet shpejt dhe preferohet nga të gjithë në familje, përfshirë fëmijët.

Lexoni recetën e mëposhtme dhe mbani parasysh sekretin për të mos i gatuar gjatë në ujë të valuar, pasi në të kundërt ata do të bëhen shumë të butë.

Përbërësit për 2 persona:

  • 4 kunguj të njomë
  • 4 vezë
  • sallam
  • gjizë të ëmbël
  • kripë
  • piper

Përgatitja:

  • Ngrohni furrën në 200 gradë para se të nisni recetën.
  • Pastroni me ujë të bollshëm kungujt dhe u hiqni me kujdes pjesën e sipërme, duke i gërryer lëkurën me thikë.
  • Më pas, me një lugë gjelle pastroni kungujt me kujdes nga pjesa e tyre e brendshme. Futini në ujë të valuar për rreth 5 minuta.
  • Lërini pak të ftohen, shtoni pak kripë dhe piper dhe vendosni brenda tyre sallamin.
  • Rrihni vezën me gjizën dhe ua shtoni sipër kungujve. Futini të piqen në furrën e parangrohur në 200 gradë për rreth 30 minuta.
  • I shërbeni të ngrohta! Ju bëftë mirë!

Copyright shije.al / Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit