Po kërkoni një recetë për një pjatë të parë të shpejtë dhe të thjeshtë për t’u përgatitur, por në të njëjtën kohë të shijshme dhe të rafinuar? Provoni spaghetti-t aromatikë me kunguj që përgatiten për 20 minuta, janë të lehta, të shijshme e aromatike. Një sukses i garantuar!

Përbërësit për 4 persona

  • 320 gr spaghetti
  • 330 gr kunguj të pjekur ose të skuqur në vaj
  • 30 gr parmixhano i grirë
  • 4 fileto accuge në vaj
  • ½ limoni
  • 1 tufëz mente
  • kripë

Përgatitja:

  • Vendosni makaronat të ziejnë dhe kulloni kungujt nga vaji i tepërt dhe hidhini në një tas. Prisni filetot e accugeve në copa dhe bashkojini me kungujt. Shtoni 4-5 gjethe menteje të copëtuara dhe përziejini.
  • Përgatisni salcën. Shtoni në një tas 30 gram parmixhano të grirë, 2 lugë vaj ulliri ekstra të virgjër, piper të zi, lëngun dhe lëkurën e gjysmës së një limoni si dhe 2-3 lugë ujë nga zierja e makaronave. Përziejini me pirun derisa të përftoni një salcë homogjene.
  • Rregulloni pjatën dhe shërbejeni. Kulloni makaronat, hidhini në enën me kunguj, përziejni, shtoni salcën e djathit, përziejini përsëri dhe shërbejini spaghetti-t e aromatizuar.

Copyright shije.al / Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit