Ju kishte munguar çifti simpatik i ekraneve tona, Gent Bejko dhe Xhoi Plaku? Ata prej disa kohësh jetojnë në Shtetet e Bashkuara, por pushimet e verës i kanë risjellë në vendlindje. Ata janë duke pushuar në Radhimë dhe një prej hoteleve aty ka publikuar foton e tyre. Të buzëqeshur dhe të nxirë nga dielli, nuk e dimë nëse do të kthehen menjëherë pas pushimeve në SHBA apo do t’i dëgjojmë përsëri batutat e Gentit dhe zërin e Xhoit.

Copyright shije.al / Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit