Natyrisht, pranvera dhe vera janë stinët më të bukura, lulet që çelin, natyra që rilind, zhytjet në pishinë, dyshekët në formë flamengoje që na transformojnë në mbretëreshat e plazhit dhe pishinës. Por në po këto ditë, temperaturat rriten e rriten dhe nuk freskohet as gjatë natës. Në këto momente nxehtësie, siguria juaj lëkunde: a është vërtet vera stina juaj e preferuar? Kur gjërat shkojnë keq, qëllimi është vetëm një: të gjejmë truket për të luftuar nxehtësinë.

Megjithatë, mos e humbisni besimin tuaj tek kjo stinë e bukur. Ne do t’ju mësojmë një truk falë të cilit të paktën do të flini të qetë natën. Me mjetet e duhura, do të shihni ëndrra të arta dhe nuk do të përpëliteni sa andej-këtej pa shpresën se do t’ju zërë gjumi.

Sekreti qëndron në jastëkun tuaj. Ai mund t’ju shpëtojë nga netët torturuese dhe t’ju dhurojë momentet e freskisë për të cilat keni nevojë në mënyrë që të zgjoheni mirë në mëngjes dhe mos ta kaloni gjithë ditën si mumje. Duhet vetëm pak: merrni këllëfin e jastëkut, futeni në një qese plastmasi transparente dhe vendoseni në zonën  e ngrirjes që të marrë pak fresk bashkë me akulloren dhe kubat e akullit.

Një jastëk i ftohtë do t’ju ndihmojë të ulni temperaturën e trupit dhe të ndiheni më mirë gjatë këtyre sulmeve të të nxehtit.

Copyright shije.al / Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit