Këto pica të vogla të përgatitura në shtëpi bëhen mjaft thjesht dhe kanë shijshme fantastike për tu konsumuar pasditeve. Fëmijët do t'i adhurojnë...

Çfarë ju nevojitet për 24-36 copa:

Përbërësit:

  • 1 top brumë pice, rreth 500 gr
  • 1 gotë salcë domateje, e blerë ose domate
  • 2 gota mocarela e copëtuar
  • 250 gr sallam i copëtuar dhe i gatuar
  • Miell për punimin e brumit
  • Vaj ulliri
  • Kripë

Përgatitja:

  • Ngrohni më parë furrën në 220 gradë celcius. Mbuloni me letër një tavë dhe vendoseni mënjanë.
  • Në një tas të mesëm, përzieni salcën e picës, djathin dhe sallamin. Përziejini mirë.
  • Ndajeni brumin në copa më të vogla që të mund t’i punoni, në madhësi sa një top tenisi. Në një sipërfaqe të lyer pak me miell, hapeni brumi në një drejtkëndësh të gjatë, që të jetë rreth 10 cm i gjerë dhe rreth 0.6 mm i trashë.
  • Hidhni në anë të brumit të hapur 1 lugë çaji nga mbushja e përgatitur. Lini rreth 2.5 cm hapësira nga njëra mbushje tek tjetra. Me kujdes palosni anët e brumit dhe ushtroni pak presion me gishta.
  • Duke përdorur një thikë të mprehtë, prijeni çdo copë duke i ndarë nga njëra-tjetra. Mbyllni çdo fund me kujdes.
  • Transferojini picat e mbushura në tavën që bëtë gati më parë, duke i lënë 2.5 cm larg njëra-tjetrës. Lyeni majën e çdo pice me vaj ullirit dhe hidhni pak kripë sipër.
  • Piqini për rreth 10 minuta deri sa majat e tyre të jenë në ngjyrë të artë.
  • Ftohini pak dhe shërbejeni menjëherë. Ju bëftë mirë!

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit