Meqë është kohë pushimesh, sallatat me fruta deti, krudot e karpaçot e peshkut kanë pushtuar Instagramin e u ngopëm vetëm me foto. Në gjithë këtë atmosferë gjërash të mira, ne do të zgjidhnim gjellën me bamje të Iva Tiços. E shijshme, verore, e gatuar dhe e servirur bukur, të rregullon për bukuri midenë këtë ditë vape.

Iva Tiço e ka thënë dhe herë të tjera që i ka shumë qejf bamjet dhe janë zgjedhja e saj edhe kur është me pushime...qoftë edhe tek ‘Folie Marine’ ku është krijuar stereotipi se hahet vetëm gourmet, krudo e kështu gjërash. Kur ka bamje në menu, Ivës nuk i shohin sytë gjë tjetër. Dhe ne sot shkojmë me zgjedhjen e saj, se fundja bamjet dhe pak ditë i kemi, frutat e detit aty janë.

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit