Si fillim: Nuk duhet ngatërruar depresioni pas lindjes me një periudhë të natyrshme çrregullimesh tek gratë pas lindjes e përkufizuar si ‘dëshpërimi i lindjes’ ose ‘maternity blues’. Në rastin e dytë, ku preken mes 50 deri 80 përqind të grave që sapo kanë lindur dhe në këtë rast gratë kanë nevojë vetëm për kohë në mënyrë që të përshtaten me rutinën e re, me tunelin që krijohet mes netëve pa gjumë dhe marrëdhënies me partnerin. Është diçka pothuajse normale, pasi po flasim për një problem që mund të shkaktohet pjesërisht edhe për shkak të ndryshimeve hormonale që shfaqen në javën e parë pas lindjes dhe zgjasin rreth 3 javë.

Depresioni Postpartum është një çrregullim mendor që prek gratë  më vulnerabël, ose me një personalitet që tenton perfeksionimin në çdo mënyrë, apo me një vetëbesim të ulët, të cilët në momentin delikat pasj sjelljes në jetë të një fëmije, prodhon efekte zinxhir.

Kjo patologji ka simptoma të sakta, dhe gjithashtu medikamente shumë efikase nëse praktikohen në kohë. Humor i luhatshëm, me ndryshime të shpeshta. Një vel trishtimi që zgjat gjithë ditën. Ankth, nervozizëm dhe tendencë për të qarë. Paaftësi për t’u përqëndrua dhe vështirësi për të fjetur. Këto janë simptomat më të zakonshme të depresionit postpartum që prek 10-15% të grave  që sapo lindin. Sidomos nëse është lindja e parë.

Depresioni post partum, simptomat dhe kohëzgjatja

Para së gjithash, gratë duhet ta dinë që kjo formë depresioni në disa raste mund të jetë e natyrshme. Shfaqet tre deri katër ditë pas lindjes dhe zakonisht zgjat një javë. Por në rastet më të rënda, koha zgjatet, madje edhe një vit dhe nëse situata është e komplikuar, është e këshillueshme të kontaktohet me mjekun.

Para se të shkoni tek mjeku, përpiquni të përqëndroheni në shkaqet e depresionit pas lindjes dhe identifikimin e simptomave. Dhe përpiquni ta ndaloni me metodat natyrale që ju sugjerojmë më poshtë.

Faktorët e depresionit post partum

Shkaqet përgjegjëse për depresionin pas lindjes mund të gjenden tek faktorët fizikë, si në stilin e jetesës, ashtu edhe në gjendjen emocionale. T’i shohim ato në detaje.

Ndryshimet fizike. Pas lindjes së fmëijës, rënia e nivelit të hormoneve (estrogjen dhe progresteron) mund të kontribuojë në depresionin post partum.

Ndikimi i stilit të jetesës. Shkaqe të tjera të mundshme mund të jenë edhe vështirësitë për të ushqyer me gji e problemet financiare.

Faktorët emocionalë. Kur mungon regjimi i duhur, pushimi, edhe problemet e përditshme mund të duken të pazgjidhshme. Për shembull, të kujdesurit për të sapolindurin, të ndjerit më pak tërheqëse ose të humburit e kontrollit të jetës. Të gjithë këta faktorë mund të çojnë në depresion pas lindjes.

Stresi. Rreziku i DPP rritet nëse ngjarje stresuese kanë ndodhur gjatë vitit, nëse keni pasur komplikacione në shtatzëni, ndonjë sëmundje ose humbje të vendit të punës.

Marrëdhënie problematike me partnerin. DPP është shumë më i mundshëm nëse keni probleme me partnerin ose mungesë mbështetjeje nga ana e tij.

Shtatzënia e padëshiruar. Së fundi, një nga shkaqet më të shpeshta është sigurisht një shtatzëni e paplanifikuar ose e padëshiruar.

Depresioni post partum, metoda natyrale trajtimi

Por si përballohet depresioni post partum? Le të shohim së bashku, hap pas hapi, truket dhe medikamentet natyrale për ta trajtuar.

Dialogu. Duke folur për ankthet dhe vështirësitë me partnerin, të afërmit ose mikeshat, rrrëfimi i frikërave dhe shqetësimeve nuk është një shenjë e dobësisë, por e fuqisë.

Ushqyerja. Sigurisht edhe një regjim i mirë ushqimor, i pasur me vitamina dhe nutirentë, kohë e kaluar në ajër të pastër, kanë një efekt të madh.

Si ta përballojmë?

Si gjithmonë, natyra në vë në dispozicion ndihmën e saj, e cila në bazë të peshës që ka ky prolem, mund ta kapërcejmë krejtësish ose pothuajse plotësisht këtë patologji. Ja produktet më të mira natyrale antidepresive:

Lule basani. Ndërvepron me kontraceptivët dhe antikoagulantët, por nuk duhet përdorur gjatë gjidhënies.

Çaj kamomili dhe bar blete. Ndihmojnë për të përmirësuar gjumin dhe për të pushuar më shumë.

Vajra esencialë. Mund të jetë me dobi krijimi i një mjedisi të qetë që mund të qetësojë prindërit dhe fëmijën përmes aromaterapisë me vajra esencialë si livanda, portokalli i ëmbël, etj.

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit