Një sallatë speciale me vlera ushqyese shumë të mira. Është fjala për...Sallatë me avokado, kale dhe luleshtrydhe.

Avokado, ky frut i mrekullueshëm dhe që na lejon të bëjmë pafundësisht receta ka vlera të jashtëzakonshme. Njihuni me disa prej tyre:

  • Avokado përmban sasi të mëdha të vitaminës K, C, B5, B6, E, folat, magnez, mangan, zink, bakër, hekur, dhe fosfor. 
  • Përmban më shumë kalium se banania dhe mban tensionin e gjakut në nivel normal.
  • Është plot me acide yndyrore mono-të-pangopura që janë shumë të shëndetshme.
  • Acidi oleik që gjendet tek avokado ul inflamacionin.
  • Është plot me fibra. Fibrat ndihmojnë me rënien në peshë, ulin nivelin e sheqernave në gjak dhe kanë lidhje të drejtpërdrejtë me uljen e rrezikut ndaj një sërë sëmundjesh.
  • Mund të ulë nivelet e triglicerideve dhe kolesterolit. Studimet kanë treguar që ngrënia e avokados mund të ulë rreziqet për sëmundjet e zemrës që vijnë nga kolesteroli dhe trigliceridet në gjak.
  • Është i mbushur me antioksidantë të fuqishëm. Avokado përmban ushqyes siç janë luteina dhe zeaksanthina që janë tepër të rëndësishëm për shëndetin e syrit dhe ulin rrezikut e sëmundjeve të tij.
  • Ndihmon në lehtësimin e simptomave të artritit dhe rënien në peshë.

Luleshtrydhet kanë përmbajtje të lartë të vitaminës C. Po janë antioksiduese. Mendohet se sa më shumë të skuqet fruti, aq më shumë atij i rriten vlerat antioksiduese.

Po ashtu luleshtrydhja ka veti mbrojtëse ndaj radikaleve të lira, të cilat shkaktojnë lloje të ndryshme kanceresh. Përveç vitaminës C, ky frut është një burim i mrekullueshëm acidi folik, magnezi, potasiumi, vitamine B5 dhe B6, magnezi, roflavine, acidit vajor omega-3, vitaminës K dhe bakri. Ato luftojnë kancerin, ulin rrezikun e infeksioneve, parandalojnë prekjen nga sëmundjet e mëlçisë dhe largojnë dëshirën për të pirë duhan.

Kale është bimë me shije të hidhur në të ëmbël. Në fitoterapi përdoren gjethet, rrënja dhe lulet. Gjethet e reja të kësaj bime janë mjaft të pasura me vitaminë C, me kripën natyrore, e cila bën pastrimin e gjakut.

Një sallatë me tri përbërësit e mësipërm do të ishte ideale për shëndetin tonë. 

/Marrë nga AnilaKalleshi