Vaji i kokosit është 'helm i pastër' dhe një nga ushqimet më të këqija që mund të hani”. Kështu është shprehur profesoresha e Harvardit gjatë një leksioni në shkollën e shëndetit publik.

Dr. Karin Michels, e cila kryeson qendrën për kërkimin e tumoreve në Universitetin e Friburgut, e bëri deklaratën në një bisedë 50-minutëshe në Gjermani muajin e kaluar.

Përdorimi i vajit të kokosit është rritur shumë. Më shumë se 70% e njerëzve e shohin vajin e kokosit si më të shëndetshmin, por Dr. Michels thotë se është me e keqe sesa një copë dhjamë derri. Kjo për shkak të llojit të yndyrnave që ndodhen brenda vajit të kokosit. Ato përmbajnë 14% acide yndyrore të mesme./Përshtatur nga DailyMail

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit