Magnezi është një mineral esencial për shëndetin tonë. Përveç ofrimit të shpejtë të humbjes së peshës, kjo dietë shërben dhe si forcim për dhëmbët dhe zemrën...

Si funksionon dieta e magnezit?
Duke pasur nivele të mira të magnezit ne trup do të thotë ndjesi e plotë energjie, pa ankth dhe një gjendje optimale e menaxhuar për sëmundje. Në dietë zakonisht ka një sërë ndjenjash fizike dhe fiziologjike që të  dekurajojnë dhe nuk të lejojnë të arrish të marrrësh rezultatin e dëshiruar. Nivelet e ulëta të magnezit janë të lidhura me disa çrregullime shëndetësore si (magnez, hipertension, probleme të vëmendjes madje dhe sëmundje të zemrës).

Duke pasur nivele të mira të këtij minerali në trup do të thotë se qelizat tona janë më të shëndetshme, muskujt dhe kockat janë shumë të forta.
Dieta e magnezit është me pak kalori dhe premton të të bëjë të humbasesh 7 kg në 3/4 javë.

Disa ide për ushqime vegjetale janë:

  • Arra
  • Bajame
  • Fara të ndryshme
  • Spinaq dhe perime jeshile
  • Avokado
  • Banane
  • Fiq të  thatë
  • Kos

E HËNË

Mëngjesi:

  • Kafe me qumësht
  • Dy feta bukë integrale me pak djathë

Dreka:

  • 80 g oriz integral me perime të gatuara me avull ose sallatë jeshile me arra

Darka:

  • Perime
  • Vezë e zier dhe bukë integrale
  • 1 frut

E MARTË

Mëngjesi:

  • Qumësht me kakao dhe me 30 g drithëra

Dreka:

  • Thjerrëza 40 g me salcë
  • 150 g patate të përgatitura

Darka:

  • Perime
  • 100g proshutë
  • 20 g bukë integrale  dhe nje frutë

E MËRKURË

  • Mëngjesi:
  • Çaj sipas dëshirës
  • Kos natyral
  • 1 frut

Dreka:

  • Pasta integrale
  • Sallatë jeshile

Darka:

  • Gjoks pule (100 g)
  • Perime të ziera
  • Bukë integrale

E ENJTE

Mëngjesi:

  • Kafe me qumësht
  • 2 copë bukë integrale me proshutë gjeli

Dreka:

  • 100 g mish gjeli
  • 300 g sallatë me avokado

Darka:

  • 50-70 g djathë i freskët
  • Sallatë mikse me perime 200 g
  • 20 g  bukë

E PREMTE

  • Mëngjesi:
  • Kafe me qumësht
  • 2 Feta buke të thekura me 100 g rikota

Dreka:
Peshk sipas dêshires
200 g perime jeshile
20 g bukë integrale

Darka:

  • Sanduic me bukë integrale me pulë,sallatë,domate dhe ashparag
  • 1 frut

E SHTUNË

Mëngjesi:

  • Çaj sipas dëshirës
  • Kos natyral i bardhë
  • 1 frut

Dreka:

  • Kus kus me perime
  • Sallatë mikse

Darka:

  • Supë me legume dhe drithëra

E DIELË

Mëngjesi:

  • Qumësht dhe kakao me  30 g drithera

Dreka:

  • Perime të ziera miks
  • Gjoks gjeli

Darka:

  • Vezë e zier
  • Sallatë jeshile
  • 20 g bukë

Midis vakteve: Arra, bajame ,kos,djath pa yndyrë me bukë integrale ose frut.

Marrë nga anilakalleshi.com

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit