Një tortë ku mbizotëron e bardha, me çelësin sol dhe një mikrofon, e simbolizojnë më së miri këngëtarin dhe kompozitorin e mirënjohur Flori Mumajesin.  

Producenti i njohur sot mbush 36 vjeç dhe një nga mikeshat e tij Shkurte Gashi ka zbuluar pak nga festa që është mbajtur mbrëmjen e djeshme, mes një rrethi të ngushtë shoqëror.

Padyshim edhe urimet e miqve të tij të ngushtë si Jon Gjebrea, Klajdi Haruni, Bruno dhe Getoari nuk kanë munguar në Instagram, duke shprehur kështu vlerësimet e thella që kanë ndaj punës së tij dhe muzikës që bën.

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit