Shkuma, bulëzat që notojnë në lëng, gazi që përhap aromat të thonë “Më pi” . Përpara një gote elegante mbushur me shampanjë, askush nuk bën naze.

Së pari nise duke blerë një shishe shampanjë teksa fton miqtë e tu. Pasi të kesh organizuar gjithçka, gotat janë angazhimi i rradhës. Ashtu sikurse tek vera, ngjyra është impakti i parë që tërheq shqisat e tjera nga pas. Sigurohu që gotat të shkëlqejnë, nëpërmjet saj do të shihet sa e gjallë është kjo pije me të gjitha lëvizjet e bulëzave të saj. Gotat e kristalit do të ishin fantastike nëse dëshiron të impresionosh miqtë e tu.

Gjatë kësaj kohe zgjidh një metodë për ta ftohur shampanjën. Në varësi të kohës, mund ta lësh 3-4 orë në frigorifer ose nëse koha nuk është në favorin tënd përgatit një enë me ujë, akull (në raport të barabartë), pak kripë dhe lëreni shishen të qëndrojë për 20-30 minuta.

Temperatura 7°C është temperatura ideale për ta servirur. Pas hapjes së shishes, delikatesa është kryefjala e mbushjes së gotave.

Si fillim lagni vetëm pak gotën për të krijuar shtresën shkumëzuese e më pas nisni me mbushjen e plotë të ¾ të gotës duke e mbajtur shishen në një kënd 90°.

Si kjo fundjavë do të kërkoni përsëri nëse tryezës tuaj do t’i shtoni çokollata,fruta, sushi apo antipasta me proshutë dhe djathë.

Për Shije.al nga Marjeta Istrefi/Enologe
Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit