Receta që Shije ju prezanton më poshtë është marrë nga gazetarja dhe opinionistja Aulona Musta, pasi e ka ndarë më ndjekësit e saj në llogarinë e Instagramit.

Hap pas hapi, do të kuptoni fare lehtë si ti përgatisni këto muffins të shëndetshme falë kombinimit me tërshërën.

Përbërësit:

  • 3 banane
  • 125 ml qumësht
  • 140 gram tërshërë
  • 120 gram miell
  • 3 vezë
  • 1 lugë vanilje
  • 1 lugë kanellë
  • 2 lugë mjaltë
  • 280 gram kos

Përgatitja:

  • Të gjithë përbërësit do i fusni për disa sekonda në mixer. I përzieni derisa të bëhet një masë homogjene.
  • Më pas masën e krijuar e shpërndani në format e muffins ose cupcake.
  • Sipër mund ti shtoni disa copëza çokollate. E fusni në furrë për 20 minuta, në temperaturë 180 gradë. Pasi të jenë gati është koha ti shijoni. Kaq ishte!

Foto dhe receta marrë nga Aulona Musta
Redaktoi Stafi Shije