‘Fitness Couple’, çiftet e palestruar të Instagramit, që bëjnë squats-a bashkë, poza fantastike yoga,  që hanë mëngjes me drithëra e milkshake, nuk ekzistojnë vetëm aty. Të gjithë mund të jemi një prej tyre. Për këtë na siguron Klatoni me Matinën të cilët me shumë modesti na tregojnë historinë e tyre të dashurisë e cila u kthye në histori suksesi edhe në profesionin e tyre.

Gjithçka filloi  kur vendosën të braktisnin jetën sedentare me kile të tepërta, alkool, ushqime të shpejta. Dhe jo vetëm që ia dolën të kishin trupin e ëndrrave, por tani janë instruktorë personalë fitness-i. Së bashku me palestrën, ata vendosën të  ndiqnin edhe një regjim rigoroz të ushqyeri. Mëngjeset e vona me kroasanë u zëvendësuan me mëngjese të hershme duke vrapuar në natyrë me shishe uji në dorë...Derisa një ditë menduan që me përvojën e tyre të frymëzonin edhe njerëz të tjerë duke i orientuar tek një stil jetese i shëndetshëm. Kështu lindi fitfood.al. ‘E nisëm me një kuzhinë të vogël dhe dalëngadalë u rritëm’, shprehet Matina e cila vendosi të linte pas jetën sedentare të studentes së mjekësisë për t’iu përkushtuar vetes, aktivitetit fizik, ushqyerjes së shëndetshme dhe më pas shkollës së nutricionit duke ndihmuar shumë njerëz të arrijnë në një formë optimale VETËM me regjim të shëndetshëm.

 Në zyrën e saj të këndshme, të gjithë klientët u nënshtrohen matjeve metabolike dhe më pas përcaktohet dietën e duhur për ta, duke u kujdesur që dreka ose darka të shkojnë çdo ditë pranë tyre. Tek fitfood.al gatuhet vetëm me përbërës organikë, të stinës dhe pa dyshim të kontrolluar. Partneri i saj Klatoni, i cili dhe ai la jetën sedentare të zyrës dhe mbrëmjet me alkool për t’u kthyer në një nga instruktorët personalë të fitness-it më të njohur në kryeqytet, zbuloi pasionin e tij për kulinarinë dhe së bashku me Matinën dhe chef-in e Fitfood.al kujdesen që të gjitha shijet, aromat, erëzat që gëlojnë në atë kuzhinë të përkthehen në nutrientë dhe vlera ushqyese për klientët që u besojnë mirëqenien e tyre. Kështu që kur të lexoni gjëra të tipit ‘sekreti për të ardhur në formë’ apo ‘sekreti për trup perfekt’, ta dini që nuk ka sekret tjetër veç motivimit dhe punës.

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit