AKU gjatë kësaj stine ka kryer një vazhdimësi kontrollesh duke mbajtur nën trysni të gjitha subjektet tregtare, duke bërë që deri në këtë fazë të ketë eliminuar problemet që mund të konstatohen nga produktet ushqimore. Konkretisht, gjatë aksionit që AKU po ushtron në restorante ka evidentuar 2 subjekte me aktivitet “Restorant” ku kryenin veprimtari në kundërshtim me standardet e sigurisë ushqimore si dhe në kushte të rënda higjenosanitare. 

Gjatë kontrollit që DRAKU, Dibër në subjektin restorant "Veli Krosi" u konstatuan ambiente me myk, lagështi si dhe mjetet e punës në kuzhinë ishin totalisht të amortizuara. Ndërsa nga trupa inspektuese Vlorë u konstatua një tjetër restorant në Palasë me kushte të renda higjenosanitare si dhe i paregjistr uar në QKB.

Ndaj subjekteve u mor masë administrative gjobë 1.300.000 si dhe bllokim të menjëhershëm të aktiviteteve.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit inkurajon të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast, çdo tentativë abuzimi, pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në info@aku.gov. al si dhe pranë portalit të bashkëqeverisjes “Shqipëria që duam”. 

Siguria Ushqimore është një sfidë e përbashkët!/ Njoftimi zyrtar i AKU-së.