Në një intervistë për të famshmen Vogue, aktorja e njohur Kate Winslet ka rrëfyer në mënyrë shumë të sinqertë rutinën e saj të përkujdesjes ndaj fytyrës dhe dietës ushqimore.

Shije shkëputi disa copëza të cilat i sjell më poshtë për të gjithë lexuesit: 

“Gjithmonë e heq make-upin pavarësisht sa e lodhur mund të jem”!  

Përdor një pastrues të firmës Tracie Martyn Amla. Është shumë e freskët dhe bëj një pastrim të thellë tek zona e qafës dhe faqeve. Përdor një sfungjer të sheshtë për tu siguruar që e kam pastruar mirë. Kam lëkurë të thatë prandaj herë pas here përdor Lancome Toner Comfort. Është me të vërtetë hidratuese, e freskët dhe e shpejtë për tu përdorur.

Gjumi dhe shëndeti luajnë një rol të madh për një pamje të freskët. Nëse unë jam e lodhur apo e stresuar asgjë s’mund të më bëjë të bukur. Ujë, ujë dhe vetëm ujë. Mbani trupin të hidratuar. Qendroni larg kripës dhe alkoolit.

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit