Për shkak të kushteve të rënda higjieno-sanitare, AKU-ja ka bllokuar dhe gjobitur tri restorante.

Konkretisht bëhet fjalë për Piceri "Emiljano Hysenbelliu" pranë sheshit Wilson. Shkak është ushtrimi i aktivitetit jashtë çdo standardi minimal.

Gjatë kontrollit tek restorant “Ana Beqiri" në Përmet u konstatuan ambiente me myk dhe mjete pune totalisht të amortizuara. Ndaj subjektit "Altin Naçi", Çarshovë u vu masë administrative prej 150.000 lekësh për shkak të mungesës së gjurmueshmërisë dhe etiketimit të produkteve ushqimore./Përshtatur nga njoftimi i AKU-së.