Ujë me limon dhe fara chia është një pije e njohur për vetitë e saj dobësuese. Nuk është formulë magjike që djeg yndyrat nga mbrëmja në mëngjes, por ka veti mjaft të mira.

Si limoni, ashtu dhe farat e chias kanë përbërës që stimulojnë metabolizmin.

Përbërësit:

  • 4 gota me ujë (1 litër)
  • 2 lugë me fara chia
  • Lëngu i një limoni

Përgatitja:

  • Vendosni të ngrohet 1 litër ujë, sapo të nisë të ziejë hidhni farat e chia dhe ulni flakën.
  • Lëreni të ziejë për 3-4 minuta dhe fikeni. Mbuloni tenxheren. Filtroni ujin dhe shtoni lëngun e limonit.

Mënyra e konsumimit:

  • Pini një filxhan esëll në mëngjes
  • Ndajeni pjesën tjetër në 3-4 pjesë dhe konsumoheni gjatë ditës.
  • Përsëriteni këtë të paktën 3 herë në javë.

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit