Disa mënyra gatimi thjesht kërkojnë pak fantazi, për të kursyer të hollat sigurisht… dhe për të qenë më praktikë e të shpejtë në kuzhinë

Kur bëhet fjalë për të gatuarin, shumë rrallë ka vetëm një mënyrë për ta bërë. Në rastin e zierjes me avull të perimeve, një enë e posaçme me koshin e duhur nuk është domosdoshmërisht e nevojshme. Disa mjete apo metoda janë.. le të themi krijuese. Nuk keni enë për zierje me avull, asnjë problem!

1. Përdorni kullesën metalike 
Zgjidhni një enë ose tigan të gjerë mjaftueshëm sa për të mbajtur anët metalike të kullesës dhe të thellë mjaftueshëm sa të mos prekë fundin. Shtoni rreth 2-3 cm ujë tek ena, mbusheni me perime dhe gatuaj. Në varësi të kullesës dhe sasisë që do të gatuani, mund të ju duhet të gatuani dhe me pjesë të ndara.

2. Përdorni një mbajtëse metalike 
Në këtë rast, sa më i gjerë tigani apo ena, aq më mirë. Shtoni 3 cm ujë në enë, vendosni rrjetën metalike sipër, mbusheni me perime dhe lërini të gatuhen.

3. Përdorni sitë metalike të gjerë dhe të sheshtë
Këto pajisje bëjnë shumë më tepër se sa të kullojnë apo filtrojnë lëngjet.

4. Provojeni me pjata njëpërdorimëshe me letër alumini
Këto pjata nuk janë vetëm për të përgatitur ëmbëlsirat. Sigurohuni që tigani të jetë i gjerë mjaftueshëm sa për të mbajtur pjatën e aluminit. Bëjini vrima pjatës së aluminit dhe vendosini perimet. Vëreni tiganin me pak ujë në fund të ziejë së bashku me pjatën me perimet sipër.

5. Ndizni mikrovalën
Më e dukshmja lihet për në fund. Mikrovala është një nga mënyrat më të thjeshta dhe më të shpejta për të zier me avull perimet dhe mund të jetë një nga më të shëndetshmet gjithashtu.

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit