“Plazhit ia hodhëm. Tani mund të hamë”.

Kështu shkruan Manjola Nallbani në foton e fundit të postuar në llogarinë e saj në Instagram. Ajo ka zgjedhur të konsumojë një sallatë me avokado dhe një pjatë kryesore ku me syrin e Shijes mund të dallojmë disa karkaleca.

Mesa duket edhe pse plazhi që të imponon ekspozimin e tepërt iku, Manjola nuk harron të ketë të ushqyerin shëndetshëm si moto.

Gjithnjë ajo ka tërhequr vëmendjen e medias për linjat trupore dhe i ka habitur të gjithë kur pohoi se nuk i ka arritur me palestër apo stërvitje. Ushqimi i mirë dhe gjenetika ishin përgjigjia për të gjithë ju kureshtarët!

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit