Nutricionistja e njohur Viktoria Naço tregon recetën ideale për të gjithë ju që keni probleme me tretjen, keni fryrje dhe inflamacion. 

Hidhini një sy dhe pse jo, mbajeni shënim për ta përgatitur sa herë të keni nevojë! 

Përbërësit:

  • 1/2 gotë me qumësht të skremuar 
  • 20 gram Boronica të freskëta
  • 2 Fiq
  • 1 lugë Tërshërë
  • pak Shafran 

Udhëzime: 

  • Përgatitja është fare e thjeshtë. Mjafton ti kombinoni të gjithë përbërësit në një tas të vogël dhe i i përzieni mirë. 
  • Konsumojeni çdo mëngjes nga një lugë të vogël! 

 

Receta dhe fotot marrë nga llogaria në Facebook e Nutricionistes Viktoria Naço. 
Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit