Lajmet vërshuan sapo u mësua për divorcin e çiftit Pitt dhe Jolie. Mesa duket plagët e vjetra nuk janë mbyllur dhe ish e dashura e Pitt, aktorja Jennifer Aniston nuk dorëzohet lehtë kur është fjala për dashurinë.

Sipas mediave rozë, të tilla si Gossip, Daily Mail etj. raportohet se tashmë Pitt dhe Aniston janë rikthyer bashkë dhe po shijojnë pushimet në Itali. Thuhet gjithashtu se aktori ka me vete dhe vajzën e tij Shiloh Jolie-Pitt.

Nëse deri më tani kishit menduar se Jennifer u divorcua nga bashkëshorti i saj Justin Theroux pas martesës 2 vjeçare krejt rastësisht, jeni gabuar. Sipas mediave ajo, Pitt dhe Shiloh po qëndrojnë sëbashku dhe nuk dimë a është në dijeni mamaja e vajzës, Jolie. 

 

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit