1- Vaji i kokosit i papërpunuar ka aromë dhe shije shumë natyrale e të këndshme, njësoj si arra e kokosit. Kokosi i përpunuar, pikërisht për shkak të përpunimit industrial humbet aromën, vlerat dhe shijen. 

2 - Vaji i kokosit i papërpunuar, veçanërisht ai i prodhuar në temperaturë të ftohtë (prodhim specifik për vajrat kurativë), ka të gjitha vlerat që përmban edhe arra e kokosit. Vetë fakti që vaji i kokosit të papërpunuar nuk kalon në proçese industriale apo kimike, lejon që vaji i kokosit të papëpunuar të ruajë të gjitha vlerat kurative dhe ushqyese. Vaji i përpunuar nuk ka asnjë vlerë terapeutike, kurative dhe ushqyese.

3 - Vaji i kokosit i papërpunuar përdoret si suplement ushqimor të përditshëm dhe ka vlera të mëdha kurative dhe ushqyese. Vaji i përpunuar, nuk përdoret si ushqim. 

4 - Vaji i papërpunuar, Cilësia e parë ofrohet në paketim superior, vetëm në enë qelqi, e cila ruan higjenën maksimale të produktit. Po ashtu, qelqi ruan dhe vlerat natyrale të tij, pasi e mbron produktin nga radikalet e lira. Cilësia e dobët ofrohet në paketim plastik apo në paketime të tjera jo higjenike dhe mbi të gjitha toksike.

5 - Vaji i cilësisë së parë gjendet me shumë vështirësi. Jo të gjitha dyqanet në botë që ofrojnë kokos e kanë të cilësisë së parë. Janë vende të veçanta ato që ofrojnë cilësi të parë. Edhe pse cilësia e parë kushton më shtrenjtë, është e vetmja mundësi që duhet të keni parasysh. Cilësia e fundit është gjithmonë lirë në çmim, por në fund të fundit pse të shpenzosh qoftë edhe pak, për një produkt që nuk ka asnjë vlerë!

- Ajo që është akoma më e rrallë, është vaji i kokosit pa konservantë. Të gjesh një produkt të tillë është nga gjërat më të vështira. Shumë pak dyqane në botë e japin këtë mundësi, pasi prodhuesve gjigandë nuk u intereson dhe nuk u leverdis të humbasin tonelata të tëra prodhimi, prandaj u shtojnë atyre konservantë. Gjithmonë cilësia e dobët ka përmbajtje konservantësh, gjë që e bën akoma më të dobët si produkt, por jo vetëm të dobët.

Konservantët e kthejnë atë në produkt toksik e të dëmshëm për shëndetin. Datat e gjata të skadencave duhen shmangur plotësisht. Sa më e afërt data e skadencës, aq më i preferueshëm dhe i lakmueshëm është produkti.

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit