Çfarë bën një miss për t’u dukur përjetësisht e tillë? Suada Sherifi edhe pse ka më shumë se një dekadë miss, vazhdon të jetë e bukur po e po, por edhe të ruajë freskinë e lëkurës si dhe një trup në formë. Sot ajo ka ndarë me ndjekësit e  Instagramit, rutinën e saj të mëngjesit i cili nis duke pirë kolagjenin.

Suada tregon se falë kësaj pijeje, qëndron në formë edhe aktorja Halle Berry tek e cila vitet nuk duken gjëkundi. Kolagjeni gjithashtu gjendet me shumicë edhe tek lëngu i kockave të ziera.

Më tej, 1 orë mbasi ka pirë kolagjenin, mëngjesi i sa vazhdon me një smoothie me banane, qumësht e mjaltë, si dhe me një fetë bukë e ca fruta të thata. Të jesh e bukur është fat, por në radhë të parë është mirëqenie. Dhe Suada është një nga ato që e vërteton.

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit