Propolisi i bletës është një nga medikamentet më të vjetra e më të njohura nga njerëzimi, është një përzierje substancash regjëse, gome e balsamike që bletët e mbledhin në sythet apo në lëkurën e disa bimëve, duke e transformuar, me anë të sekrecioneve të tyre në një produkt të veçantë. Në përbërjen kimike të propolisit bëjnë pjesë rrëshira, balsami, dylli, vajrat eterikë, poleni dhe lëndë organike dhe minerale.

Në të gjitha lëndët që përmban propolisi më të rëndësishmet janë flavonet, ku në 50 që janë zbuluar te ky medikament, 19 prej tyre janë bioaktive që luajnë efektin terapeutik të propolisit. Ndërsa në hirin e këtij të fundit, janë gjetur lëndët minerale si hekuri, magnezi, kaliumi, alumini, ndërsa ndër vitaminat numërohen vitamina B1, PP, provitamina A. Propolisi rekomandohet të përdoret kundër diabetit; ftohjes; kisteve; alergjive; infeksioneve të gojës, veshkave apo tëmthit.

Gjithashtu, luan një rol të rëndësishëm në kurimin e kolitit, ulçerës, mykut dhe krimbave të zorrëve, por gjen përdorim edhe në trajtimin e hazmatikës së fytyrës dhe reumatizmës. Ky medikament ndihmon në kurimin e disa sëmundjeve të tjera si astma, spondiliartroza, parkinsoni apo hernia diskale. Propolisi është një kombinim komponentësh me natyrë aromatike e fenolike, të pasura me një numër të madh substancash të shumëllojshme mes tyre.

E veçanta e këtij medikamenti qëndron në pasurinë e madhe të flavonoideve, falë të cilave porpolisi siguron veçorinë antimikrobike. Sipas disa studimeve, rreth 1/3 e fraksioneve të propolisit të tretshëm në alkol etilik, ka natyrë flavonoide, mes të cilave është identifikuar galangina dhe pinocembrina. Këto të fundit kanë efekte shumë të mira bakteriostatike që përfaqëson veprimin antihelmues.

Vetitë
Eksperimente të panumërta kanë dëshmuar se si drejtpërdrejt, ashtu edhe në të kundërt, kapaciteti i propolisit në solucione alkolike me përqindje 10-20% vepron në mënyrë efikase për të ndihmuar në ndalimin e zhvillimit të baktereve të ndryshme. Preparatet me bazë propolisin, kanë rezultuar veçanërisht aktive kundër infeksioneve candida, tricolli dhe microspori, të cilët janë në gjendje të provokojnë sëmundje të shumta parazitare mbi njeriun apo dhe kafshën.

Veprime të tilla i detyrohen acidit kafeik, pinocembrinës dhe benzi-p-cumarolo. Gjithashtu, propolisi paraqet një veprimtari parandaluese në kufijtë e disa llojeve herpes, corona virus dhe në rreth 10 lloje të infeksioneve të ndryshme. Vlen të theksohet fakti, se ky medikament është përdorur gjithmonë edhe për rigjenerimin e indeve në rast plagosjeje. Në rastet kur përdoret ky medikament, është fuqizuar njëkohësisht edhe veprimtaria e vaksinave, si ato kundër tifos.

Efektet e mjaltit
Mjalti ndihmon në uljen në peshë sepse krijon ndjesinë e të ngopurit, e nëse përdoret rregullisht ndikon në aktivizimin e hormoneve që kontrollojnë urinë. Ky produkt është burim natyral energjie pasi përmban shumë sheqerna dhe nëse merreni me sport mund të hidhni pak mjaltë në ujin që konsumoni, kështu i jepni ushqimin e duhur qelizave, dhe rritni energjinë e përgjithshme trupore.

Mjaltë origjinal apo jo?
Është e vështirë të dallohet nëse mjalti është origjinal apo jo, por nuk është e pamundur. Për të dalluar mjaltin në kushte shtëpie ndiqni disa hapa. Hapi i parë është të shikoni rrjedhshmërinë e tij kështu që merrni një lugë e futeni në mjaltë, mbusheni dhe pastaj filloni ta derdhni. Nëse mjalti rrëshqet menjëherë atëherë nuk është origjinal, por ka përmbajtje sheqeri. Mjalti origjinal është i dehidratuar, derdhet ngadalë nga luga, edhe pse mund të jetë mjaltë i shkrirë.

Mjalti origjinal përmban sheqerna, por nuk është ngjitës në duar e rrëshqet lehtësisht në dorë. Ndërsa nëse lyeni dorën me sheqer me pak ujë do t’i ndjeni duart që t’ju ngjiten me njëra- tjetrën. Prandaj edhe mjalti që ka përmbajtje sheqeri është shumë ngjitës. Hapi tjetër është shija. Nëse mjalti është origjinal shija e tij largohet shpejt ndërsa mjalti i sheqerit qëndron në gojë, dhe ju lë shijen e ëmbëlsisë për një kohë të gjatë. Mund të kontrolloni tretjen e mjaltit në një gotë ujë me temperaturë ambienti. Merrni një lugë vetëm të lyer me mjaltë dhe futeni në ujë. Mjalti i sheqerit fillon të shkrihet menjëherë pas 2-3 rrotullimeve të lugës, ndërsa mjalti origjinal qëndron dhe akoma nuk ka filluar të largohet nga luga. Një test tjetër eshtë ta futni mjaltin në ngrirje për 2-3 ditë. Nëse krijon kokrriza pasi e nxirrni nga ngrirja dhe ka shkrirë plotësisht atëherë ai ka përmbajtje sheqeri.

Përdorimi i mjaltit
Mjalti këshillohet të përdoret në mëngjes dhe gjatë ditës, por jo në darkë pasi mund të ndikojë në shtimin në peshë. Megjithatë nëse duhet të përdorni sheqer në darkë mund ta zëvendësoni atë me pak mjaltë.

Përdorimi i mjaltit për infeksionet e fytit është shumë i këshilluar, dhe mund të përdoret siç është apo në çaj me pak limon. Receta me mjaltë për dobësim dhe uljen e yndyrave: Merret 1 kg mjaltë, në të shtohen 2 luge gjelle xhinxher i thatë, i bluar, 1 luge gjelle shafran indie, 1 luge gjelle çaj jeshil i bluar, 1 lugë gjelle fara liri e bluar, 2-3 lugë gjelle uthull mole dhe 1 lugë gjelle kanellë e bluar. Lihet përzierja të qëndrojë për 3 ditë dhe pastaj konsumohet siç është një luge gjelle në ditë në mëngjes dhe pas saj konsumohen 2 gota ujë.

Maskë me mjaltë për fytyrën
Kjo maskë mund të përdoret nga të gjitha llojet e fytyrave, ndihmon në zbutjen e lëkurës, rigjeneron qelizat e fytyrës dhe ka veprim antibakterial. Maska nxit qarkullimin e gjakut, dhe parandalon infeksionet në lëkurë, rrudhat dhe aknet. Kjo maskë është për 2 herë përdorim. Kështu merrni 1 lugë mjaltë; gjysmë luge kanellë; një majë luge piper i zi, i bluar dhe gjysmë luge shafran. Përzihen të gjitha bashkë dhe aplikohet në fytyrë, pasi e keni larë me ujë të vakët. Lihet të qëndrojë 30 min. dhe pastaj hiqet me një peshqir dhe ujë të ngrohtë.

Marrë nga Gazeta Shqiptare, realizuar nga V. Duro