Pastrimi i tualetit është një nga ato punë të shtëpisë të cilat amvisat i bëjnë se duhen bërë, por jo me ndonjë qejf a zell të madh. Shije sot do t'ju mësojë një metodë fare të thjeshtë, e cila ju kursen kohë, ju shpëton nga ulje-ngritjet dhe dhimbja e shpinës. Mbi të gjitha, një metodë efikase për të larguar njollat apo papastërtitë nga dushi, pllakat, vaska.

Ju duhet një fshesë dhe një leckë. Detergjent apo thjesht ujë mbetet zgjedhja juaj.

Vendoseni leckën tek pjesa e poshtme e fshesës, e mblidhni, më pas e lagni me ujë dhe detergjent dhe përhapeni në çdo pjesë ku dëshironi të pastroni. Sigurisht, do t'ju duhet ta ndërroni për çdo pastrim, pasi sidomos vaska apo pllaka e dushit duan më shumë higjienë. Kështu nuk do të përkuleni, qimet apo papastërtitë e tjera do të mbeten tek lecka dhe ju do të përfundoni pastrimin në jo më shumë se 5 minuta.

 

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit