Nëqoftëse në kuzhinën tuaj, papritur po ndesheni me një zjarr shkaktuar për arsye të ndryshme, shuajeni menjëherë me sodë buke.

Si ta bëni këtë:

Në raste të tilla uji është i ndaluar. Mjafton të merrni një pako sodë buke dhe ta hidhni sipër. Kur bashkëvepron me zjarrin do të prodhojë dioksid karboni dhe të shuajë zjarrin.

Kjo metodë sigurisht është e mirë për të shuar zjarrin në përmasa të vogla, pasi në të kundërt do të nevojitej një sasi e madhe sode. 

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit