Më poshtë ju tregojmë një listë me pemët frutore që fare lehtë mund t'i mblillni dhe të rriten në ballkonin ose në kopshtin tuaj:

Tamarind
Nëse doni të rritni vetë një pemë tamandarindë duhet të merrni parasysh këshilla të mëposhtme:

Vendoseni vazon me farat e tamarindës në një vend me dritë, por jo në kontakt direkt me rrezet e diellit. Mos e ujisni shumë.
Është më mirë të përdorni fara nga pemët e freskëta, pasi ato janë më të qëndrueshme dhe i mbillni në pranverë ose në fillim të verës.

Limoni
Ju mund ta rritsi lehtësisht limonin falë farave të vetë frutit, duke i vendosur direkt në tokë dhe duke ndjekur këto rregulla të thjeshta:

Mbillni të paktën 5-10 fara limoni, me farë të trashë nga një limon i freskët.
Mos harroni se pemët e limonit e duan ujin, kështu që mbajeni tokën ose vazon të lagur duke e ujitur atë rreth 2-3 herë në javë.
Fidanët e limonit kërkojnë 10-14 orë rreze dielli, ndërsa pemët e rritura duan të paktën 8 orë.
Mund të duhet rreth 5 vjet që pema të prodhojë fruta.

Avokado
Para mbjelljes së bërthamës së avokados në tokë apo vazo, duhet të përgatitni një filiz. Për ta bërë këtë, merrni 3-4 kunja dhëmbësh dhe i përdorni për të "hapur" bërthamën. I ngulni në drejtime të ndryshme. Lijeni bërthamën e frutit bashkë me kunjat e dhëmbëve mbi një gotë uji. Uji duhet të mbulojë rreth një cm të farës.

Vendoseni gotën në një vend të ngrohtë duke shmangur rrezet e diellit direkte për rreth 2-6 javë derisa të shfaqen rrënjët.
Më pas sigurohuni që fara të jetë gjysmë e ekspozuar ndaj ajrit. Është mirë ta mbillni pemën gjatë periudhës mars-qershor.
Mund të marrë diku nga 5 deri në 13 vjet para se pema të jetë mjaftueshëm e pjekur për të prodhuar frut. Mos u merakosni kur të shihni shumë lule që bien nga pema, është një proces i natyrshëm.

Molla
Nëse dëshironi të rrisni një pemë frutore nga farat e mollës mbani mend se lloji i pemës që përftoni mund të mos jetë i njëjtë me farën që keni mbjellë. 

Mblidhni 2 lloje të ndryshme farash nëse doni që pema juaj të japë fryte. Vendosini ato në një qese të mbyllur në një peshqir të lagur. Më pas mbani qesen në frigorifer për 70-80 ditë.
Pas kësaj i vendosni farat pranë në një dritareje që të ketë mjaftueshëm dritë.
Ujiteni çdo 10-12 ditë pasi është tepër e vogël. Për të përftuar frutin mund t'ju duhet 8 deri në 10 vjet.

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit