Nëse doni që fëmijët tuaj të mos hanë ushqime “fast food”-i, duhet të angazhoheni për t’i bërë vetë sanduiçët e tyre. Në këtë mënyrë, do e keni në dorë vetë përzgjedhjen e përbërësve dhe do të shmangni efektet negative që ka ushqimi i preferuar i të voglit tuaj.

Në këtë artikull do ju mësojmë të bëni jo vetëm një sanduiç të shëndetshëm, por edhe shumë të shijshëm. Vështirë se fëmija do të dojë sanduiçët e “fast food”-it pasi të ketë provuar këtë sanduiç.

Sanduiç me sallatë 

Sallata është një perime e pasur me antioksidantë, vitamina dhe minerale që përmirësojnë shëndetin dhe ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve. Ky përbërës është i përkryer për të gjithë sanduiçët dhe shkon mirë me çdo lloj mishi.

Përbërësit:

  • 1 gjethe e madhe sallate
  • salmon (ose copa toni, ose fileto pule të bëra fije)
  • majonezë shtëpie (ose salcë avokadoje)
  • domate qershi

Përgatitja: 

  • Përzieni salmonin, tonin ose fileton e pulës me majonezë apo salcë avokadoje dhe vendoseni në gjethen e sallatës.
  • Shtoni disa copa djathi të bardhë dhe domatet qershi të prera përgjysmë. Sugjerohen paninet apo buka integrale me fara. 

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit