Një byrek me kungull dhe marmelatë pjeshke. E kishit menduar ndonjëherë këtë kombinim?

Receta e Shijes ju bind që është një zgjedhje e mençur për të gatuar sot..... 

Përbërësit: 

  • 2 kg kungull të verdhë
  • 4-5 petë të gatshme
  • 3 lugë gjelle vaj
  • 1 lugë gjelle gjalpë
  • 100 gr arra
  • 100 gr rrush të thatë
  • 1 lugë kafe kanellë
  • 4 lugë gjelle mjaltë
  • 2 lugë gjelle marmalatë pjeshke
  • 150 gr margarinë

Përgatitja: 

  • Fillimisht grijmë kungullin e verdhë. Në një tigan me bazë të gjerë vendosim margarinën. Më pas shtojmë kungullin e verdhë dhe e kaurdisim derisa të zbutet.
  • E lemë të ftohet dhe më pas tek kungulli shtojmë arrat, kanellën, mjaltin dhe marmalatën e pjeshkës. E përziejmë mirë, hapim dy petët dhe i vendosim në një tavë të lyer me pak yndyrë. I spërkasim petët me pak yndyrë, vendosim mbushjen, më pas e mbulojmë byrekun me 2 petë të tjera.
  • E spërkasim byrekun me pak yndyrë, e presim dhe e vendosim në furrën e parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 30-40 minuta. Pasi byreku të jetë pjekur e largojmë nga furra dhe e lemë të ftohet duke i vendosur sipër një pecetë.
  • Para se ta servirim sipas dëshirës mund ta pudrosim me pak sheqer pluhur./balkanweb/Realizuar nga Zonja Katerina