Jemi mësuar që musakanë ta gatuajmë me patate, me patëllxhanë por musakaja gatuhet dhe me lakër të bardhë dhe është shumë e shijshme. Ia sugjerojmë çdo amvise për një drekë ndryshe.

Përbërësit:

  • 1 lakër e madhe
  • 1 qepë e kuqe mesatare
  • 2 presh
  • 2 karota mesatare
  • 400 gr mish të bluar
  • 1 filxhan oriz (i zier)
  • 4 vezë
  • 2,5 L qumësht
  • erëza (piper, rigon)

Përgatitja:

  • Grijeni lakrën në pjesë të imta dhe fërgojeni në vaj, shtojini piper dhe erëzat që dëshironi.
  • Derisa të fërgohet lakra, orizi duhet të zihet. Në një enë tjetër me vaj, fërgoni qepën dhe preshin e grirë në formë katrore, ndërkohë grini karotën në rende dhe pas disa minutash shtojini mishin e bluar. 
  • Kur mishi të fillojë të skuqet, shtojini orizi i kulluar dhe sipas nevojës edhe pak erëza bio dhe piper.
  • Në një tepsi shtroni gjysmën e lakrës dhe sipër çdo flete vendosini masën e përgatitur. Shtoni dhe masën e beshamelit dhe e lini në furrë sapo të shihni se ka marrë ngjyrë të artë. E shërbeni të ngrohtë! Ju bëftë mirë!

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit