Provoni diçka ndryshe sot. Tarta me spinaq jo vetëm që do t'ju shijojë, por fare lehtë mund të themi se zëvendëson shijen e byrekut tradicional.

Përbërësit:
Për tartën:

  • 300 gr miell
  • 100 ml gjalpë
  • 1 vezë
  • 100 ml kos
  • pluhur pjekës
  • sodë buke
  • kripë

Për mbushjen:

  • 2 vezë
  • 3/4 filxhan qumësht
  • 3 filxhanë gjethe spinaq 
  • 1 qepë e prerë në copa të vogla
  • 4 thelpinj hudhër
  • 1 lugë çaji rozemarinë
  • një majë kripë

Përgatitja:

  • Fillimisht zëmë brumin me miell, pluhur pjekës, kripë, pak sodë buke, vaj dhe kos.
  • E lëmë brumin të pushojë për 30 minuta. Ndërkohë fillojmë me përgatitjen e mbushjes.
  • Në një tigan me vaj ulliri shtoni qepën dhe hudhrat. I lini derisa të marrin ngjyrë të artë. 
  • Vijoni më pas me gjethet e spinaqit, të cilat më parë në një enë më vete i keni përzier me vezët, kripën dhe erëzat. Shtoni pak qumësht dhe e lini derisa të vlojë. Shtoni rozmarinë.
  • Para ngrohni furrën në 180 gradë Celsius për 10 minuta. 
  • Bëni mbushjen e brumit (tartës) dhe vendoseni në furrë për pjekje në temperaturë 200 gradë Celsius për 25-30 minuta. 5 minuta para se ta hiqni nga soba i shtoni dhe disa feta të holla domatesh. Ju bëftë mirë!

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit