Jeni tifozë të stileve të ndryshme të kombinuara në të njëjtin ambient? Nëse doni të rikrijoni në shtëpi atmosferën që keni ëndërruar duke shfletuar revistat, dijeni se nuk është aq e vështirë të arredoni hapësira të ngrohta dhe mikpritëse duke luajtur me kontrastet. Dhe si bashkohen këto elemente rustike dhe bashkëkohore për të siguruar hapësira plot personalitet?

Si të luajmë duke përzier kontrastet me baza të elementeve rustike ose anasjelltas duke i dhënë dhomës suaj një klimë kënaqësie e mikpritjeje? Më poshtë do të lexoni për alternativat më të mira të interior-it për të kombinuar stilin e thjeshtë dhe atë bashkëkohor të krahasueshëm me stilin e revistave më të famshme të arredimit.

Më e mira e dy botëve në ekuilibër

Në njërën anë linjat e thjeshta dhe të pastra të stilit bashkëkohor, nga ana tjetër druri i ngrohtë dhe krenar i cili tregon shenjat e kohës. Sekreti për të kombinuar më së miri dy stile në dukje të largëta dhe të kundërta është përzierja e tyre me mençuri në të njëjtin mjedis, për të arritur një ekuilibër të përsosur.

Çështje kontrastesh

Alternativa e bashkimit të dy stileve është padyshim e tillë që të lë të kuptosh dallimet dhe kontrastet. Në këtë rast, fjala kyç është se nuk duhet të kesh frikë nga ekzagjerimi.

Pak bashkëkohore në një ambient rustik

Baza e dhomës suaj është rustike dhe e ekspozuar nga trarët prej druri dhe një tryezë e madhe druri në mes? Përqëndrohuni në një ose dy elementë bashkëkohorë si p.sh llamba apo karrige pastel, perfekte për t’i dhënë pak ngjyra ambientit.

Pak rustike në një ambient bashkëkohor

Nga ana tjetër, në qoftë se ambienti juaj është bashkëkohor, mos hezitoni t’i shtoni një dozë rustike dhomës, e cila mund të jetë një tryezë ngrënieje prej druri apo karrige dhe ndriçues të endura me thurje.

E bardhë minimale

Gjithashtu mund të merrni në konsideratë kthesën drejt një stili paksa më minimal, sidomos me praninë e të bardhrës dhe të shndritshmes që më pas kombinohen me elementet rustikë për ta bërë dhomën më të ngrohtë dhe më mikpritëse.

Dysheme dhe tavane rustike

Stili rustik nuk përfshin vetëm drurin për dyshemetë dhe tavanet, por edhe gurin. Dhe cila dhomë më shumë se banja është në gjendje për të akomoduar dhe interpretuar këtë tendencë arredimi? Impresioni do të jetë ai i hyrjes në një banjë moderne me qasje skandinave.

Elemente të rikuperuar

E kemi theksuar tashmë rëndësinë e drurit për stilin e thjeshtë, por kurrë nuk do të lodhemi duke përsëritur se sa themelor është përdorimi i materialeve autentike, të rikontruktuara të cilat tregojnë shenjat e kohës me krenari, ashtu si rasti i kësaj pasqyre të drurtë në galerinë me foto.

Shfrytëzoni skutat

Një tjetër element tipik i stilit rustik janë skutat, parvazet, shumë të dobishme në vend të rafteve për të vendosur gjëra të ndryshme, por edhe për të vendosur elemente arredimi.

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit