Me ditët e para të vjeshës, vjen edhe momenti i ushqimeve të traditës. Ja receta e pastave me patate për mbrëmje të kadifenjta.

Përbërësit:

  • 250 gr pasta pipe
  • 600 gr patate të verdha
  • 1 qepë
  • 1 degëz rozmarinë
  • 3 lugë vaj ulliri ekstra i virgjër
  • kripë dhe piper

 

Përgatitja:

Qëroni patatet, thajini dhe pritini në kubikë. Skuqini qepën e grirë në pak vaj së bashku me rozmarinën, shtoni patatet, piperin dhe kavardisini në zjarr të ulët. Zieni pastat al dente dhe bashkojini tek patatet derisa të arrihet një trashësi kremoze. Servirini të ngrohta me pak vaj ulliri dhe një degëz rozmarine.

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit