Kur bamjet janë të sezonit, kërkoni mënyra të ndryshme për t'i gatuar. Në këtë recetë mund t'i gatuani me pulë.

Ja receta: 

Përbërësit: 

  • 4 racione pulë
  • 1 kg bamje
  • 2 qepë
  • 4-5 kokrra domate 
  • 80 ml vaj ulliri 
  • gjysmë gote verë të bardhë
  • 1 kokërr limon 
  • kripë
  • piper
  • majdanoz 

Përgatitja: 

  • Skuqim racionet e pulës në 50 ml vaj ulliri. Pasi të ketë marrë ngjyrë pula, shtojmë edhe qepën.
  • Vazhdojmë të skuqim dhe për pak minuta derisa të zbutet qepa. E shuajmë me verë të bardhë. E lëmë të reduktohet.
  • Në një tigan tjetër skuqim bamjet në sasinë e ngelur të vajit të ullirit. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper.
  • Të njëjtën gjë bëjmë edhe me pulën. Shtrojmë bamjet në një tepsi. Vendosim racionet e pulës mbi to.
  • I pjekim në furrë në temperaturën 200 gradë për rreth 30-35 minuta.
  • Pasi e nxjerrim nga furra e spërkasim me majdanoz të grirë hollë.

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit