Kujdesi për dhëmbët dhe mishin e dhëmbëve është i rëndësishëm sepse:

  • Dhëmbët e fortë dhe të shëndetshëm janë të nevojshëm për të përtypur dhe tretur sa më mirë ushqimin. 
  • Dëmtimi i dhëmbëve (si rrjedhojë e kariesit dentar) dhe mishrat e lënduara mund të jenë të dhimbshme. Parandalimi i tyre bëhet duke shmangur Ushqimet apo pijet me sheqer (karamelet, pastat, çaji apo kafeja me sheqer, pijet joalkoolike), dhe duke larë dhëmbët dy herë në ditë.
  • Dhëmbët e dëmtuar mund të çojnë në infeksione të rënda që mund të ndikojnë në pjesë të tjera të trupit. 

Mënyra për të mbajtur dhëmbë dhe mishra të shëndetshme është larja e dhëmbëve me furçë nga lart poshtë, në pjesën e jashtme dhe të brendshme të tyre./ISHP