Fytyra e bukur e Margarita Xhepës na ka zbukuruar edhe ne fëmijërinë dhe kutjimet e lidhura me kinemanë e asaj kohe. Buzëqeshja e saj e përmbajtur, shkëlqimi i kthjellët i syve dhe nishani në ballë, kripa e portretit të Margartiës, kanë qenë tiparet më të veçanta të kësaj gruaje të fisme, me pamje të dhembshur dhe me një shpirt të madh skenik.

Së fundi, nga karrigia e një salloni bukurie, e bukura e përjetshme e kinemasë sonë na tregoi dhe njëherë se nuk ka bukuri demode. Nuk ka nevojë t’u vendosësh fotove filtra fals, nuk ka nevojë të vendosësh njëra-pas tjetrës shtresa korrektori, primer-i, konturuesi, krem pudre, të vizatosh vetulla e të vësh qerpikë fals për të qenë e bukur. E kuruar thjesht, pa i prekur rrudhat e njollat e moshës në fytyrë, sa mirë që kemi margaritarë si Margarita që na mësojmë të duam të vërtetën para vanitetit.

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit

Foto: Aktoret Shqiptare

Foto: Studio Elle Lori