Ndodh që të keni përdorur produkte nga më të ndryshmet për flokët tuaj, të cilët nuk kanë funksionuar, duke bërë që të humbisni besimin dhe të shpenzoni shumë para.

Mos u shqetësoni, të gjjthëve na ka ndodhur së paku një herë një situatë e kësaj natyre. Prandaj lind nevoja dhe është e rëndësishme që recetat të jenë natyrale, duke i përzgjedhur vetë përbërësit që i bëjnë mirë flokëve tonë.

Ne kemi disa sugjerime dhe këshilla për flokët tuaj, të cilat kushtojnë shumë pak dhe përgatiten lehtësisht.

Nëse nuk dëshironi të përdorni rigjenerues për flokët tuaja, atëherë ju këshillojmë të përdorni lëng të limonit ose uthull molle. Më pas, do të shihni efektin e këtyre dy përbërësve në flokët tuaj.  

Po ashtu, mund të zieni një grusht mente të freskët në tri decilitra ujë, për 20 minuta. Pas ftohjes, lëngun e përzieni me shampon që e përdorni për flokë.

Nëse dëshironi të përgatisni një locion natyral për flokë, në një gotë uji përzieni dy lugë uthulle të ëmbël dhe pakëz kripë. Këtë tretësirë masazhojeni në flokë, lëreni të qëndrojë një orë dhe lajini flokët me ujë të vakët. Pastaj krihini dhe thajini. 

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit​