Që kur është bërë partnerja e princ Harry-it, Meghan Markle adhurohet nga të gjithë. Dukesha e Sussex (titull i marr pas martesës) është mjaft aktive në jetën sociale në Mbretërinë e Bashkuar. Por anën e saj humanitare nuk e kishit parë asnjëherë deri më sot.

Pallati mbetëror ka bërë me dije se dukesha Sussex është bashkëautore e një libri gatimi që ka qëllime bamirësie, së bashku me disa gra të prekura nga zjarri i vitit 2017 në Londër në Grenfell Tower.


Në disa postime në rrjetet sociale, Kensington Palace shpjegon se; një grup grash të mbledhura në një kuzhinë në Al Manaar Centre, gatuanin ushqime për familjet, miqtë dhe fqinjët.

Dukesha i vizitoi në janar për herë të parë, por ka vazhduar të bëjë vizita private dhe ka gatuar me komunitetin. Grupi i grave, së bashku me dukeshën kanë shkruar një libër të quajtur “Together: Our Community Cookbook”./Balkanweb/