Në fakt çdo zhvillim në  organizmin tonë varet nga ajo çfarë ne konsumojnë, në këtë rast nuk mund të bënin përjashtim edhe dhëmbët. Nëse dëshironi të keni dhëmbë të shendetshëm dhe të fortë ju duhet të konsumoni këto ushqime të cilat përveç të tjerash përmbajnë vitaminat e duhura që një dhemb kërkon të ushqehet.

Qumështi dhe veza

Qumështi dhe veza janë produkte të pasura me vitamin D dhe E si edhe burim kalçiumi. Konsumimi i produkteve të cilat kanë përmbajtje kalçiumi  do ju bëjnë të keni dhëmbë dhe kocka të shëndetshme dhe të forta. Ju duhet të konsumoni në përditshmërinë tuaj të paktën njërin prej këtyre produkteve. Nëse nuk e bëni, atëherë mos u ankoni për takimet e shpeshta me dentistin.

Djathi dhe kosi

Djathi dhe kosi përveçse janë të pasur me kalcium ata kanë përmbajtje të lartë të fosforit. Fosfori forcon smaltin, funksioni i të cilit është të mbrojë dhembin nga prishja.

Mishi dhe peshku

Kanë përmbajtje të lartë fosfori, ku përveçse mbron dhëmbët nga prishja i shërben mjaft mirë edhe kockave tuaja.

Molla

Molla dhe fruta të tjera të cilat kanë përmbajtje të lartë të fibrave te cilat jane miqtë më të mirë të dhembëve. Fibrat shërbejnë si skrab për dhëmbët tuaj duke i bërë ata të duken më të shndritshëm dhe të bardhë.

Nëse mësuat se cilat nga ushqimet janë miqtë më të mirë të dhembëve, ju duhet të dini dhe të keni kujdes edhe nga armiqtë

Ja cilet jane ata:

Limë, limoni, portokalli dhe qitro

Qitro, portokalli, limë dhe limoni janë të pasur me acid nitrik i cili është armiku numër një i dhembëve tuaj. Ai shkakton gërryerje të smaltit, çka do të sillte prishje të menjëhershme të dhëmbit. Bëni kujdes!

Kafe

Shumë prej nesh e kanë të veshtirë ta nisin ditën e tyre pa konsumuar në rastin më të mirë një filxhan kafe. Por ja që kafeja mund të jetë një mik i mirë në disa raste dhe armik në disa të tjera.  Duke qënë se ka përmbajtje të lartë të acidit tanik, ai vepron në gërryerjen e dhëmbit.

Vera e kuqe

Vera e kuqe mund të jetë shume e mirë për sëmundjet e zemrës apo edhe uljen e kolesterolit por për dhembët jo. Acidet që gjenden në verë dëmtojnë sipërfaqen e dhëmbit duke ju bërë që të keni dhembë më pak të shndritshëm.

Domate

Nga kjo listë nuk bën përjashtim edhe domatja si një burim acidesh. Të paktën mundohuni ta konsumoni si pjesë përbërëse të një ushqimi dhe jo të pagatuar pasi mund t’ju shkaktojë problem.

Sodë buke

Keni marrë receta se për të zbardhur dhëmbët tuaj  duhet të përdorni sodë buke?! Në fakt është e vërtetë soda e bukës i zbardh dhëmbët tuaj por këtë proçes e arrin duke shkatërruar zmaltin e dhëmbit. Ju vërtetë do të keni dhëmbë pak më të bardhë por jo sipërfaqe të lëmuar. Pas këtij proçesi përgatituni për një takim të shpeshtë me dentistin.

Ëmbëlsirat

E di është një lajm i hidhur por më mirë nje jetë me më pak embëlsira sesa dhëmb të prishur dhe jo të shendetshëm. Ju takon juve të zgjidhni. Sheqernat rrisin nivelin e kariesit i cili nxit përshpejtimin e prishjes së dhëmbit.

 

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit