Stina e verës na ka lënë akoma edhe disa ditë me diell, ndaj ne iu sugjerojmë të udhëtoni me zgarën tuaj pranë vendeve më komode për ta vënë atë në funksion.
Shpesh herë për t’i shoqëruar ushqimet e zgarës ne zgjedhim të konsumojmë birra, por kësaj here një gotë verë do i jepte një kuptim tjetër zgarës sonë. Ajo ka larmishmëri, për ç’do ushqim që gatuhet në zgarë ne mund të gjejmë një verë për ta kombinuar e mbi të gjitha nuk do të humbasë freskinë e saj pas hapjes (shijet dhe aromat) sikurse birra i humbet ato.

Ne kemi përzgjedhur disa nga ushqimet më të zakonshme që i përgatisim në zgarë për ti shoqëruar me verë, si më poshtë:

  • Salsiçe dhe suxhuk në zgarë me verë Tempranillo, Malbec,
  • Mishi i pulës në zgarë me verë Chardonnay, rosé
  • Biftek në zgarë me verë Malbec, Syrah,
  • Berxolla derri nê zgarë me verë rosé, Malbec, Pinot Noir, Riesling
  • Peshk në zgarë me verë rosé, Trebbiano, Chardonnay, Sauvignon Blanc, Riesling,
  • Djath në zgarë me verë Sauvignon Blanc, Riesling, dry rosé ose prosecco
  • Perime në zgarë me verë Cabernet Sauvignon, Merlot, Chardonnay, Sauvignon Blanc, Pinot Noir,
  • Qofte në zgarë me verë Zinfandel, Pinot Noir, Malbec, Syrah
  • Gjatë servisjes sigurohuni që vera veçanërisht e bardha të jetë e freskët (mund të përdorni një ftohës vere), e ndërsa gotat plastike mundohuni t’i shmangni.

~Marjeta Istrefi – Enologe~

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit