Disa drithëra mund t’ju ndihmojnë vërtet që të humbisni në peshë, ndërkohë që disa të tjera kanë efekt të kundërt. Qëllimi kryesor është të zgjedhësh llojin e duhur të grurit. Për këtë ju ndihmon Shije.

Karbohidratet dhe fibrat janë thelbësore për trupin tonë në mënyrë që të funksionojë mirë. Karbohidratet na japing energji ndërsa fibrat janë padyshim të mira për humbjen e peshës.

Drithërat që duhet të hani për të humbur peshë:

Në përgjithësi, ju duhet të zgjidhni kokrra të gjalla, të larta në fibra, me një Indeks Glicemik (GI) të ulët, sepse sa më shumë vitamina dhe minerale që ajo ka, është më e shëndetshme.

1. Orizi kaf
Orizi kaf është i pasur me kaq shumë vitamina që pothuajse bëhet një superushqim. Ai ka antioksidantë, magnez, fosfor, vitamina të grupit B dhe është një nga të pakta prodhime që është i lartë në selen. Ai gjithashtu është shumë i lartë në fibra, me yndyrë të ulët dhe ka dendësi të ulët, që do të thotë se do të ndiheni të plotë pasi të hani një sasi relativisht të vogël.

2. Thekra
Ajo ka 4 herë më shumë fibra se gruri standard, 100 kalori dhe ka gati 50% të shumës suaj të rekomanduar të hekurit.

3. Elbi
Elbi është i shkëlqyer jo vetëm për humbjen e peshës, por edhe për uljen e nivelit të kolesterolit. Elbi ka më shumë proteina se drithërat e tjera që e bën atë një burim jashtëzakonisht të mirë të proteinave për vegjetarianët. Është shumë i lartë në magnez, gjë që është e rëndësishme për rregullimin e presionit të gjakut. Dhe si të gjitha drithërat, është gjithashtu një burim i mirë i fibrave.

4. Quinoa
Quinoa dhe hikrra janë fantastike për njerëzit me sëmundjen e celiacit dhe intolerancën e glutenit. Quinoa është gjithashtu e lartë në proteina dhe shumë e lartë në vitamina të grupit B si dhe me acide yndyrore omega-3. Megjithëse quinoa nuk është e ulët në kalori, ajo ka një Indeks të ulët Glycemic.

 5. Misri
Është një burim i mirë i vitaminave të grupit B, magnezit dhe fosforit dhe gjithashtu i lartë në antioksidantë. Misri është relativisht i ulët në kalori, të paktën deri sa të shtoni gjalpë në të.

Kujt duhet ti qëndroni larg? Drithërave të cilat përmbajnë vetëm kalori dhe asnjë vlerë ushqimore.

Më poshtë ju tregojmë tri prej tyre:

Orizi i bardhë
Orizi i bardhë është një karbohidrat i rafinuar, i lartë në kalori, i ulët në fibra dhe vështirë se ka ndonjë vlerë ushqimore. Kthehet në sheqer shumë shpejt pasi e hani atë dhe rrjedhimisht ju ngop për një kohë të shkurtër.

Gruri
Gruri gjithashtu mund të quhet një superushqim. Një superushqim për të fituar peshë. Produktet e grurit janë shumë të larta në kalori, kanë një GI shumë të lartë dhe janë shumë problematike. Sipas studiuesve, vetëm 2 feta të bukës prej gruri mund të ngrenë sheqerin e gjakut më shumë se 2 lugë sheqer tavoline.

Kuskusi
Kuskusi mund të duket si një kokërr e tërë, por në fakt është nuk është shumë ndryshe nga gruri i rafinuar. Asnjë vlerë ushqimore, vetëm kalori boshe.

Përshtati: Adela Zeneli
Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit