Mateus Frroku është një këngëtar i njohur shqiptar, me një repertor të gjerë këngësh dhe bashkëpunime të sukseshme. Këngët e tij janë bërë të njohura për audiencën shqiptare dhe kënga më e fundit është “Syni m’qesh”.

Por përveç projekteve në muzikë, Mateus Frroku ka bërë edhe një ndryshim drastik. Ai ka humbur 36 kilogramë në 9 muaj. I ftuar dje në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ai rrëfeu se mori këtë vendim pasi festoi natën e Vitit të Ri 2018 ku tregon se kishte ngrënë bollshëm. Këngëtari tha se kohët e fundit kishte filluar të kishte probleme edhe me shëndetin përveçse nuk ndihej mirë me pamjen e jashtme.

“Në fillim ishte sfidë që nuk mendoja se do ia dilja, por çdo ditë edhe më shumë bëhet një eksperiencë e bukur që e shijoj dhe më pëlqen që ta ndjek. Kam filluar të kujdesem për veten dhe kjo ka dhënë rezultat. Mbaj mend herën e fundit që kam qenë këtu dhe mundohesha të fshihesha dhe të mbuloja barkun. Natën e Vitit të Ri pasi hëngra bollshëm mora vendimin. Erdhi një moment që unë nuk po ndihesha më mirë me veten, kisha probleme jo vetëm me pamjen, por edhe me shëndetin, me shtyllën kurrizore. Fillova të lodhesha shumë kur dilja në skenë.

Mora një vendim duke mos ditur se si do të reagonte fiziku im, fatmirësisht ia dola. Tani jam në një moment që në rast se nuk bëj aktivitet fizik më duket sikur i kam marrë të 36-ta kilet që kam hequr. Në familjen time të gjithë janë sportisë dhe shpesh më flisnin për të, por nuk më bënte përshtypje derisa vendosa vetë se çfarë duhet të bëja. Vonë e kuptova se ishte ecja një proces dobësimi. Ecja të relakson dhe djeg kalori. Unë përshkruaj një distancë afro 15 kilometra në ditë, plus kam bërë eleminim të brumrave dhe respektoj orarin. Darkën nuk e ha pas orës 7-të. Eleminimi i bukës më ka bërë t’i ndjej shijen ushqimeve sepse më parë më dukej çdo gjë njëlloj”,tha Frroku./Marrë nga tvklan.al