Nëse lajmëtaret e pranverës janë manushaqet, mund të themi me plot gojë që lajmëtaret e dimrit janë gështenjat. I ftohti vjen bashkë me to dhe ne i duam jo vetëm për shijen e mirë, por për atmosferën që krijohet në shtëpi kur piqen gështenja. Kjo atmosferë lidhet me ndezjen e oxhakut e të sobës, me mbledhjen e gjithë familjes bashkë ndërsa duart me shpejtësi qërojnë gështenjat sa janë ende të ngrohta.

Dhe pa hyrë i ftohti mirë, Blerina Bombaj, Orinda Huta e Alketa Vejsiu i ndoqën këmbë pas këmbe gështenjat e para, madje na treguan dhe foto me to. Blerina i fotografoi në fermë, Orinda i poqi mbi sobën e shtëpisë, kurse Alketa i shijoi gështenjat e para në Piazza Spagna, në Romë.

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit