Sëmundjet kardiovaskulare (SKV) janë sot shkaktari numër 1 i vdekjeve në mbarë botën. Çdo vit, 17.5 milionë njerëz vdesin parakohe si pasojë e sëmundjeve kardiovaskulare, duke përfshirë sëmundjen e zemrës dhe goditjen në kokë. Në vitin 2030 pritet që numri i tyre të rritet në 23 milionë.

Në Ditën Botërore të Zemrës jepet mundësia për të bërë një premtim…… një premtim për të gatuar dhe për t’u ushqyer në mënyrë të shëndetshme , për të bërë më shumë ushtrime dhe aktivitet fizik, për të inkurajuar fëmijët që të jenë më aktivë, për t’i thënë jo duhanit dhe për të ndihmuar të dashurit tuaj që ta lënë atë. 

Një premtim të thjeshtë – për ZEMRËN TIME, për ZEMRËN TUAJ, për TË GJITHA ZEMRAT TONA! 

Marrë nga Instituti i Shëndetit Publik