Krejt papritur mund të keni vënë re se po shtoni kile, por nuk po kuptoni arsyen pse.

Këtu në Shije ne po ju rendisim 5 arsyet më të zakonshme. Pas kësaj, do ta shihni me sy tjetër peshoren:

Mund të jeni në depresion
Shumë medikamente anti-depresive shkaktojnë shtim në peshë. Kështu që nëse jeni në depresion dhe merrni pilula për të, prisni të shihni një shtim në peshë deri në 10 kile.

Po merrni ilaçet e gabuara
Ka një listë të gjatë të barnave që mund të shkaktojnë shtim në peshë. Nëse jeni duke marrë pilula të kontrollit të lindjes, për terapinë hormonale, për sëmundjet e zemrës apo presionin e gjakut, disa trajtime për artritin reumatoid, madje edhe disa ilaçe të migrenës dhe urthit, ju mund të vëreni që kilet shtohen.

Stomaku juaj është i ngadaltë
Çështjet e tretjes, duke përfshirë lëvizjen e ngadaltë të zorrëve, gjithashtu mund të shtojnë kilet. Dehidratimi mund të jetë një shkak.

Trupit tuaj i mungojnë një sërë elementesh të rëndësishme
Duke qenë të mangët në magnez, hekuri ose mungesa e vitaminës D mund të dëmtojë sistemin tuaj imunitar, të zvogëlojë nivelin tuaj të energjisë ose të ndryshojë metabolizmin tuaj.

Ju po rriteni
Ju keni nevojë për më shumë stërvitje dhe më pak ushqim për të mbajtur metabolizmin, sesa dieta për mirëmbajtjen e peshës afatgjatë.

Përshtati: Adela Zeneli
Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit