Në këtë recetë Shije ju tregon në mënyrë të thjeshtuar përgatitjen e disa pogaçeve të shijshme dhe ideale për të nisur një javë të gjatë e të ngarkuar.

Më poshtë ju njohim me përbërësit dhe mënyrën e përgatitjes:

Përbërësit:

  • 1 vezë
  • 2 gota e gjysmë miell
  • 1 lugë kafe kripë
  • 1 lugë kafe sheqer
  • ½ lugë kafe me maja
  • 200 ml ujë
  • 150 ml vaj luledielli
  • 150 ml qumësht

Përgatitja:

  • Në një enë kombinoni miellin, vezën, ujin dhe trazojini mirë. Shtoni qumështin, sheqerin, kripën, majanë, vajin dhe vazhdoni ta punoni përsëri brumin.
  • E lini të qendrojë përreth një orë në një vend të ngrohtë.
  • Më pas me dorë e ndani në pjesë të vogla dhe i jepni formën si në foto.
  • I vendosni në një tepsi me një distancë nga njëra tjetra. Nëse dëshironi sipër mund ti lyeni me pak të verdhë veze.
  • I fusni në furrë për 25 minuta në temperaturë 180 gradë. Koha për të shijuar pogaçet përgatitur nga duart tuaja!

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit