“Çaçka të lumshin duart, por mos ma largo tepsinë”. Kjo është fjalia me të cilën moderatori i njohur e njëkohësisht një adhurues i ushqimit të mirë, Ardit Gjebrea, ka zgjedhur të shkruajë përbri një fotoje.

Një fotoje të cilën e ka ndarë në llogarinë e tij në Instagram, ku përkrah ndodhet një mësuese e njohur dhe amvisë duarartë e zonës së Ersekës.

Një byrek të cilën nuk e identifikuam dot çfarë shije ka, sepse Arditi nuk na ka dhënë shumë detaje, megjithatë kur je në Ersekë s’mund të gjesh tjetër veçse një qyteti të bukur e mikëpritjeje të ëmbël.

Por komentuesit nuk i lënë mënjanë thumbat, duke e pyetur Arditin: Po me dietën çfarë u bë?

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit